“Hapja e të dhënave ka qenë prioritet i qeverive të Kosovës në vitet e fundit”

Mos i humb

 

 

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë në prezantimin e projektit të parë “Dig Data” apo “Sfida e hapjes së të dhënave” të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Thaçi duke folur në aktivitet u shpreh se Kosova po kalon nëpër reforma të thella dhe të shumëfishta që sipas tij tranzicioni nuk ka pasur të ndalur dhe ka lënë shumë shtresa të painformuara për ligje të reja, për politikat dhe rregulloret që kanë dalë nga procesi I integrimit evropian.

Duke theksuar se janë bërë punë të mëdha nga ministritë dhe institucionet e vendit, Thaçi tha se shpeshherë kjo punë nuk është raportuar dhe ka munguar bashkëpunimi i sinqertë mes sektorëve të ndryshëm.

“Hapja e të dhënave ka qenë prioritet i qeverive të Kosovës në vitet e fundit. Të gjitha institucionet kanë bashkëpunuar të rritet transparenca, por rritja e transparencës nuk është rrugëtim një kahësh. Projekti i Fondacionit të Mileniumit do të ndihmojë hapjen e të dhënëve por edhe shfrytëzimin e tyre nga publiku, nga aktorët e shoqërisë civile në biznes në institucionet e tjera kosovare”, tha Thaçi.

Presidenti i Kosovës tha se këtë vit do të punohet në të dhënat e papunësisë, arsimit dhe tregut të punës ku me projektet e shfaqura në kuadër të “Dig Data” do të gjendet një përgjigje se si do të bashkëpunojë trekëndëshi, qeveri, OJQ dhe biznes. Ai shtoi se do të shpërblehen projektet e tilla të cilat do të inkuadrohen në punën e institucioneve.

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, tha se transparenca është rruga më e rëndësishme për ta luftuar korrupsionin dhe mjeti kritik për transparencë është hapja e të dhënave. Duke theksuar se hapja e të dhënave nuk është një proces jo i lehtë me të cilën përballen me vështirësi shumë qeveri dhe shtete, Delawie tha se: “Si i pari në Kosovë, qëllimi i këtij aktiviteti të MCC-së është që të ju involvojë dhe të ju aktivizojë të gjithë juve. Partneriteti i fuqishëm në mes të qeverisë së Kosovës, shoqërisë civile dhe sektorit privat do të jetë çelësi i suksesit të këtij programi me hapjen e të dhënave”.

Kosova vitin e kaluar ka nënshkruar marrëveshjen me agjencinë qeveritare amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) që ka për qellim zhvillimin ekonomik në Kosovë përmes programeve të financuar nga kjo agjenci të përqendruara në fushën e energjisë, të qeverisjes efektive dhe llogaridhënëse.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit