Haradinaj dhe Gjukanoviç flasin për dialogun Kosovë – Serbi

Mos i humb

“Ekonomia botërore do të tkurret në 2020 për shkak koronavirusit”

Ekonomia botërore pritet të tkurret me 0.5 për qind në vitin 2020 për shkak të ndikimit negativ të koronavirusit, njoftoi të mërkurën...

Të mbijetuarit në Rusi përgatiten për “apokalipsën” e radhës

Pandemia globale e koronavirusit (Covid-19) ka shkaktuar një interes të madh për lëvizjet e mbijetesës në Rusi. Duke dalë...

Zvicër: 60 të vdekur dhe 7014 të infektuar nga koronavirusi

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) sapo ka raportortuar: Në Zvicër janë 7014 raste të konfirmuara të infektimit me koronavirus. Numri i të...

Në Kroaci edhe 56 persona me koronavirus

Që nga dita e djeshme në ora 16:00 pasdite, në Republikën e Kroacisë 56 pacientë të rinj janë konfirmuar me COVID-19, i...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u takua sot me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes dy vendeve si dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj, siç thuhet në një komunikatë për media, gjatë takimit me Gjukanoviçin ka thënë se Kosova është e gatshme për arritjen e marrëveshjes finale ligjore obligative me Serbinë, “që do të thotë njohje reciproke”.

Dy liderët po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë e cila po mbahet në Mynih të Gjermanisë.

Haradinaj me presidentin e Malit të Zi po ashtu ka biseduar për raportet dypalëshe të të dyja vendeve, ku Haradinaj ka duke shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës “që bashkëpunimi të thellohet edhe më tutje në interes të të dy shteteve dhe popujve tanë”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, vlerësoi se është më interes të Kosovës dhe Malit të Zi, thellimi i bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët që ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së popujve të dy vendeve. Ai po ashtu shprehu përkrahjen e plotë për rrugën euro-atlantike të Kosovës.

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

SHBA, në 24 orët e fundit shënohen 410 vdekje të reja nga koronavirusi

Me 410 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit në SHBA ka arritur në 1.711 numri i të vdekurve...

Britani, arrin në 1.019 numri i të vdekurve nga COVID-19

Me 260 vdekje të reja të shënuara në një ditë në Britani të Madhe ka arritur në 1.019 numri i të vdekurve...

Maqedoni e Veriut, rritet në 4 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut konfirmoi vdekjen e 4 si pasojë e koronavirusit (Covid-19) në vend. “Mëngjesin...

Turqi, rritet në 108 numri i vdekjeve nga koronavirusi

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka konfirmuar 16 vdekje të reja nga koronavirusi në Turqi, me çka numri i përgjithshëm i...

Shkon në 91 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se pas testimit të dytë edhe një person ka rezultuar pozitiv me virusin...