Haradinaj diskuton me Rugovën për “finalizimin e demarkacionit me Malin e Zi”

45
0

Ndonëse ishte harruar demarkacioni me Malin e Zi, kryeministri Ramush Haradinaj tani thotë se po sheh finalizimin e kësaj çështjeje.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se është takuar me profesorin Mujë Rugova, me të cilin ka diskutuar për korrigjimin e sektorëve në drejtim të Kullës e Çakorrit.

“Rishikimi i demarkacionit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit, është proces që ka marrë tashmë dakordimin e dy Qeverive, të Kosovës dhe Malit të Zi. Krahas punës së komisioneve ndërshtetërore dhe parapërgatitjeve, sot prita në takim ish Rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Mujë Rugova, me të cilin biseduam për ecurinë e këtij procesi dhe hapat e mëtutjeshëm që duhet ndërmarrë, për finalizimin e tij, respektivisht korrigjimin e sektorëve në drejtim të Kullës dhe Çakorrit. Kontributi i profesorit të nderuar, Rugova është i mirëseardhur dhe në frymën e kësaj bashkëpunimi i ndërsjellë është i domosdoshëm”, ka shkruar Haradinaj.

Koha Ditore ditë më parë raportoi se kryeministri Haradinaj, as që e ka përmendur Çakorrin në takimin që zhvilloi me homologun malazias Dushko Markoviq.

Megjithatë, demarkacioni me Malin e Zi ka mbi një vit që është miratuar dhe ende s’ka ndodhur asnjë veprim konkret.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here