Haradinaj donatorëve: Faleminderit për mbështetjen, mos u zhgënjeni nga ndonjë gabim dhe mos e zbehni përkrahjen për Kosovën

Mos i humb

Sot në Prishtinë është mbajtur takimi i Forumit të Nivelit të Lartë për koordinimin e donatorëve, me këtë rast, kryeministri i Kosovës, njehësh edhe kryesues i këtij forumi, Ramush Haradinaj, ka thënë se me mbështetjen e donatorëve të vendeve euroatlantike, sot Kosova është vend i jetueshëm.

Haradinaj kërkoj nga donatorët që mos të heqin dorë nga ndonjë gabim i krerëve të shtetit, pasi sic tha ai se këta donatorë nuk kanë krijuar parazit por nxitës të zhvillimit të vendit.

“Populli i  Kosovës e thotë nga zemra dhe të gjitha komunitet që jetojnë në Kosovë i thonë faleminderit donatorëve. Falënderoj për këtë ndihmë dhe përkrahje, me këtë mbështetje Kosova është vend ku mund të jetosh mirë. Ka progres në reformat shoqërore, me nivel shoqëror të vendit që aspiron të jetë pjesë e popujve vendeve euroatlantike. Mos u zhgënjeni nga ndonjë gabim dhe mos e zbehni përkrahjen për Kosovën. Nuk keni krijuar parazitë, por na keni nxitë në progres dhe zhvillim, ka pasur tema që kanë qenë tabu ndërsa sot janë duke u zhvilluar”, tha Haradinaj.

Kurse, ministrja e Integrimeve evropiane, Dhurata Hoxha, ka thënë se me përkrahjen e shteteve donatore, Kosova ka krijuar institucione të njëjta me shtetet e rajonit.

“Falënderoj të gjitha shtetet qe kanë qenë donatorë në zhvillimin e Kosovës. Ne kemi arritur të krijojmë institucione të krahasueshme me shtetet e rajonit. Me vetëm 11 vite shtet, si shteti me i ri Kosova do të vazhdoj të punon për të marrë statusin si anëtare e BE-së. Donatorët vazhdojnë të jenë pjesë integrale e vështirësive. Kemi synuar që koordinimi i donatorëve të shërbej në planifikimin e politikave buxhetore si dhe zbatimin e projekteve. Jemi duke punuar në ngritjen e arritjeve të raportimit të donatorëve”, tha Hoxha.

Ndërsa, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, theksoi se ky forum është një mundësi që të shohim se çfarë nuk kemi arritur dhe çfarë duhet të bëjmë.

Sipas saj, ndihma që ofron BE është skema për të rinjtë e vendit.

“Ky forum që është niveli më i lartë është një mundësi që të shohim se çfarë është arritur dhe çfarë nuk është arritur që mund te shohim se çfarë mund të bëjmë. Ministria e Integrimeve Evropiane që ka rolin udhëheqës në këtë drejtim duhet të marrë udhëheqjen në koordinim. Ndihma që kemi ofruar është skema për të rinjtë që ka shprehur reforma në administratën publike. Jam e lumtur qe në mes të shkurtit është nënshkruar një marrëveshje me USAID për të fuqizuar aspektin e sundimit të ligjit në Kosovë”, ka thënë Apostolova./KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit