Haradinaj: FSK e gatshme për transformim

Mos i humb

Sot u mbajt ceremonia e ndërrimit të drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT), Ral Holffman.

Në këtë ceremoni kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj derisa falënderoi të gjithë ata që kanë ndihmuar Kosovën dhe kanë siguruar paqen në vend, theksoi se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë të gatshme për transformim.

“Drejtori Ral Holffmann faleminderit për kontributin tuaj. Është një moment që të bëjë disa reflektime të mija. Që nga vitit 1999 shumë vajza dhe djem kanë shërbyer në vendin tonë për të ndalur tragjedinë dhe për të mbajtur paqen. Faleminderit të gjithëve që keni shërbyer në vendin tonë. Ne si kosovar jemi zotuar që të jetojmë në paqe jo vetëm me njëri tjetrin por edhe me fqinjët tanë. Është koha që jo vetëm të marrim nga ju por edhe të japim. Kosova është zotuar që të jetë partnere edhe në siguri. Ne jemi të gatshëm për tranzicionin tonë. Ne synojmë ti bashkohemi NATO-s”, tha ai./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit