Haradinaj garanton: Nuk ka negocim mes Kosovës dhe Serbisë as për kufijtë e as status special në Samitin e Berlinit

Mos i humb

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, ka përshëndetur propozimin për mbylljen e çështjes së korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë derisa e kundërshton iden për një status special për veriun në bisedimet në Bruksel.

I pyetur nga Kosova Post, se si e komentoni iden e diplomatëve për ta ‘varrosur’ iden e shkëmbimit të territoreve dhe a do ta pranoj Kosova një propozim të tillë, Haradinaj tha që Evropa i ka borxh Kosovës ndërsa ende nuk kanë marr një vendim për liberalizimin e vizave. Sipas tij, në këtë samit nuk mund të ndodh asnjë dialog mes Kosovës dhe Serbisë dhe as statusi special për Veriun.

Kjo është deklarata e kryeministrit Haradinaj për Kosova Post.

“Samiti i Berlinit është një mundësi e mirë e një tavolinë të përbashkët të shteteve të Ballkanit Perendimor, pra gjashtë vendet tona të Ballkanit përfshirë këtu edhe Kosovën. E kemi prespektiven evropiane. Për mu ka shumë rëndësi për shkak se Evropa, e ka një borxh ndaj Kosovës, për liberalizimin e vizave se kanë marr ende vendimin. Aty janë udhëheqësit kryesor të Evropës, pra kancelarja Angela Merkel edhe Presidenti Macron. Shpresoj që ta kem mundësinë që t’ia rikujtoi se Evropa është në borxh ndaj Kosovës për këtë temë. Pra, nuk mendoj që aty mund të ndodh dialog ose negocim mes Kosovës e Serbisë, as për kufijtë e as për Zajednicë, pra është tepër kjo që po thuhet në këto rrethana”, tha Haradinaj.

Ndryshe, dje gazetar austriake Der Strandard ka shkruar se synimi i diplomatëve është ta ‘varrrosin’ iden për shkëmbimin e territoreve dhe të propozojn një status special për veriun në bisedimet në Bruksel. /KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit