Haradinaj, i gatshëm për ta ndihmuar Feronikelin me 2 milionë euro

Mos i humb

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj është shprehur i gatshëm nga ana e Qeverisë për të ndihmuar Komunën e Drenasit, për të zgjidhur situatën e krijuar në kompaninë ”Feronikeli”.

Ai ka thënë se gjithçka mund të bëjë për daljen nga kriza të kësaj kompanie, është ajo që gjendet brenda suazave që e lejon ligji.

Haradinaj në takimin e tij në Drenas me Sindikalistët e ”Feronikelit” bëri të ditur se bëhet fjalë për rreth 2 milionë euro që i duhen kësaj kompanie për ta tejkaluar gjendjen në të cilën po përballet.

Por, që sipas kryeministrit Haradinaj kjo sasi parash më pas do t’i kthehej Qeverisë së vendit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit