Haradinaj i kundërpërgjigjet BE-s: Nuk heqim taksën kundër Serbisë

Mos i humb

BE i ka dërguar një letër Ramush Haradinaj, ku i ka kërkuar të bëjë një kompromis në lidhje me çështjen e taksës kundër Serbisë.

Qeveria e Kosovës nuk do të bëjë kompromis me BE-në edhe pasi Frederica Mogherini po ofron që në këmbim tëheqjes së taksës ndaj Serbisë emërtimi i shtetit tonë, UNMIK të zevëndësohet me Kosovo*.

Një përgjigjje me shkrim për Mogherinit pritet t’i dërgohet gjatë ditës së hënë, përmbajtja e së cilës qartëson se Ramush Haradinaj nuk do të ketë asnjë qëndrim ndryshe nga ata që tashmë i njohin të gjithë qytetarët e Kosovës.

Pas raportimit të mediave se Mogherini bashkë më Komisioneren për tregti Malmstrom dhe Komisioneri Hahn iu drejtuan Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, për zgjidhjen e problemittë tarifave ndaj Serbisë. Gazeta Express ka kontaktuar me shefin e stafit tëHaradinajt, Avni Arifin.Arifi ka konfirmuar se Qeveria e ka pranuar letrën në fjalë për të cilën kryeminsitri do t’i kthejë përgjigjje këtë të hënë.

“Letra nuk përmban asnjë rresht mendonjë qëndrim që nuk është i njohur për qytetarët e Kosovës. Të gjitha qëndrimet e Qeverisë janë të njohura për qytetarët”, tha Arifi.

Në bazë të kësaj deklarate nënkuptohet se Qeveria do t’i thotë jo ofertës së BE-së. Pra, sipas të gjitha gjasave Mogherini bashkë me komisionerët tjerë të BE-së do të marrë përgjigjje negative.

Ndryshe, vendimi për taksën 100%ndaj produkteve serbe dhe boshnjake ka arritur efektin e parë. BE po ofron një kompromis, i cili do të refuzohet nga Qeveria.

Pas dështimit në INTERPOL për të cilin Serbia loboi maksimalisht kundër Kosovës, Qeveria mori vendim për taksë100% ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake.

Humbjet që i shkaktohen Serbisë dheBosnja e Hercegovinës karshi taksës së vendosur për produktet e këtyre shteteve nga Republika e Kosovës, po i kushtojnë këtyre shteteve me miliarda euro tëhumbuara.

Përveç kësaj, Qeveria Haradinaj ka paralajmëruar edhe masa tjera të reciprocitetit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit