Haradinaj i përgjigjet Mogherinit për taksën

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur shefes së diplomacisë të BE’së, Federica Mogherinit e cila ka deklaruar se për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë duhet të hiqet taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Haradinaj përmes një postimi në Twitter ka thënë se dialogu ka dalë nga binarët, para se Qeveria të vendoste taksën 100 % nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, për arsye të tjera.

“Dialogu ka dalë nga binarët shumë kohë përpara se të vendosej taksa, Federica Mogherini”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje Kryeministri i Kosovës ka përmendur disa arsye tjera që kanë penguar dialogun dhe ka thënë se dialogu duhet të vazhdojë pa u ndërlidhur me taksën.

Mungesa e transparencës, mbështetja e propozimit për shkëmbim të territoreve dhe dështimi i implementimit të marrëveshjeve ekzistuese – këto janë arsyet. Dialogu mund dhe duhet të vazhdojë pa u ndërlidhur me taksën”, ka shkruar shefi i Qeverisë, përcjell gazetametro. Mogherini ka thënë në New York se në të njëjtën ditë kur të tërhiqet taksa, ajo do të thërrasë një takim të ri në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, për arritjen e një marrëveshje ligjërisht të obligushme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit