Haradinaj i shqetësuar për aksidentet, kërkon mobilizim të të gjithëve

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar mobilizimin e të gjithë aktorëve për të marrë masa parandaluese për aksidentet në rrugë.

“Kërkohet një mobilizim dhe të rritet kujdesi. MBP duhet ta rrit prezencën me efektiv të kontrollit. Ajo e transportit të fillojë në përmirësimin e shenjave. Të gjithë ata që kanë rol në komunikacion duhet ta marrin përgjegjësinë”, tha Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka thëne se përkundër masave që kanë ndërmarrë prapë ka aksidente. “Bashkëndjejmë me dhimbjen dhe fatkeqësitë që kanë ndodhur ditëve të fundit. Përkundër masave shtesë prapë kanë ndodhur aksidente”, tha ai. Ndërsa sa i përket pritjeve të bashkatdhetarëve në pikat kufitare Gashi tha se pritjet në pikën e Kosovës janë 3 deri në 5 minuta.

“Ne kemi marrë të gjitha masat që pritjet të jenë të vogla. Është rritur numri. Pikat kufitare janë të mjaftueshme. Pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta në pjesën kosovare. Pritjet ndodhin sipas kontrollës sa rreptë nga pala serbe. Fluksi më i madh ku aktualisht është ne kemi përdorur masat lehtësuese dhe nuk kemi shqetësim”, tha ministri Gashi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit