Haradinaj ironizon me deklaratat e Thaçit për taksën, të duam se je i joni!

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj duket se nuk ka më inat me presidentin Hashim Thaçi, madje Haradinaj sot u deklarua publikisht se ka “dashuri” për presidentin Thaçi.

“Na e dojmë presidentin, sepse presidenti është i joni”, ka thënë Haradinaj, derisa u pyet nga Kosova Post se takimi i sotëm me ministrin e Tregtisë Endrit Shala, a ishte koincidencë apo i mobilizim pas deklaratave të presidentit Thaçi ku paralajmëroj mundësin e heqjes së taksës.

Kosova Post insistoj tek Haradinaj të kuptojë qëndrimin e tij rreth meritave për taksën, që sipas Thaçit i takojnë zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, por Haradinaj u tregua i rezervuar me komentimin e deklaratës së presidentit, por me  buzëqeshje e  diplomaci e përsëriti fjalën: “Presidenti është i joni dhe na e dojna” .

Haradinaj derisa ka folur për taksën ka thënë se ajo do të hiqet vetëm në kohën kur Sebia do të njeh pavarësin e Kosovës.

“Nesër kishim pas qef me hek taksën, po kuptohët nëse na vjen njohja nga Serbia. Taksa është vendosur nga qeveria e Kosovës dhe mbetet legjitime” ka shtuar kreu i egzekutivit pas takimit që pati me ministrin e Tregtisë, Endrit Shala.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit