Haradinaj kërkon votën e Samoas për anëtarësimin e Kosovës në Organizatat Ndërkombëtare

Mos i humb

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij të Samoas, Susuga Tuilaepa, nga i cili dhe ka kërkuar votën e këtij shteti për të fuqizuar ndërkombëtarisht Kosovën.

”Kosova është mirënjohëse që shteti i Samoa-s e njohu pavarësinë e vendi dhe tani vota e këtij shteti anëtare e OKB-së, është tejet e nevojshme, për fuqizimin ndërkombëtar të vendit”.

Gjatë takimit kryeministri Haradinaj e ka njoftuar homologun Malielegaoi, për progresin e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë më 2008 e deri më tani, për orientimin properëndimor dhe për rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike.

”Republika e Kosovës është e përkushtuar në rrugën e saj euroatlantike dhe për këtë është duke bashkëpunuar ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë në shtimin e numrit të njohjeve, forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe anëtarësim në organizata të fuqishme ndërkombëtare”, tha kryeministri Haradinaj, duke kërkuar nga kryeministri Malielegaoi përkrahjen e tij dhe të shtetit të tij për shtimin e njohjeve për Kosovën dhe anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare.

Më tej, kryeministri Haradinaj e ka njoftuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, për zhvillimin ekonomik, sundimin e rendit dhe të ligjit dhe për aspekte tjera me rëndësi për vendin dhe qytetarët e saj.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se Republika e Kosovës ka krijuar raporte të mira me shumë vende dhe në këtë drejtim, drejt fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar është i mirëpritur edhe avancimi i raporteve bilaterale me Samoan.

Kryeministri i Samoa-s, Susuga Tuilaepa Sailele Malielegaoi, ka përgëzuar kryeministrin Haradinaj për arritjet e shtetit të Kosovës në këtë dekadë të pavarësisë, duke thënë se Samoa do të jetë përkrahëse e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, duke shprehur përkushtimin e shtetit të tij që të forcojë edhe më shumë marrëdhëniet bilaterale mes dyja vendeve.Pjesë e takimit ishte edhe Zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit