Haradinaj: Kosova do të ketë liberalizim të vizave edhe pa heqjen e taksës

Mos i humb

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se liberalizimi i vizave do të ndodhë në një të afërme të afërt.

Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, Haradinaj është pyetur nga Kosova Post se a do heq dorë nga taksa nëse BE premton heqjen e vizave, por kreu i ekzekutivit ka thënë se liberalizimi i vizave  nuk ndërlidhet me vendimin për taksën.

“Liberalizimi i vizave nuk lidhet me taksën. Presim që të ndodhë liberalizimi. BE-ja nuk ka thënë jo, ne e kemi qartësuar këtë. Po bëjmë përpjekje që të ndodhë pas vitit të ri, në një të ardhme jo shumë të largët”, ka potencuar kryeministri Haradinaj.

Shefi i ekzekutivit edhe në herë ka shprehur vendosmërinëe tij se taksa nuk do të largohet, deri sa Serbia ta njoh Republikën e Kosovës si shtet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit