Haradinaj kthen mbrapsht vendimin e tij, pezullon vendimin për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar

Mos i humb

Ekzekutivi i vendit ka pezulluar përkohësisht vendimin për rritjen e pagave,të zyrtarêve qeveritar, vendim ky që u bë i ditur në mbledhjen sotme të qeverisë nga vetë shefi Ramush Haradinaj. Ishte vetë Kryeministri Ramush Haradinaj i cili një muaj më parë kishte kumtuar vendimin e qeverisë për rritjen e pagës për vetën dhe vartësve të tij.

“Në këtë mbledhje propozoj pezullimin e përkohshëm për ngritje të pagave deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Për fat të keq pos atyre që janë në këtë tavoline nga ky vendim preket shumë sistemi i drejtësisë, gjyqësori dhe prokuroria. Vendimi për pezullim është i motivuar” tha Haradinaj. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit