Haradinaj: Kufiri, çështje e rrezikshme, përqendrim te liberalizimin e vizave

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një deklaratë ditën e sotme, ka kërkuar të largojë vëmendjen nga debatet dhe komentet e ditëve të fundit në lidhje me çështjen e kufirit më Serbinë.

Haradinaj është shprehur se çështja më e rëndësishme për Kosovën në këtë moment është liberalizimi i vizave, ndërsa e ka vlerësuar si një çështje të rrezikshme atë të kufijve.

“Ne gjatë gjithë këtij viti pune rëndësi i kemi dhënë shumë punë të shtëpisë qeverisëse dhe mendojmë se ecja përpara e Kosovës është tek konsolidimi i brendshëm edhe në ligj, siguri e ekonomi. Sa i përket dialogut, është temë e rëndësishme dhe kemi interes në këtë temë, qeveria asnjëherë si ka ikur obligimeve të veta, e dini se z.Arifi është përfaqësues i delegacionit të Kosovës në dialogun e mbetur deri në arritje të marrëveshjeve. Ne kemi propozuar Limajn, që të kryeson një delegacion politik dhe shpresojmë që edhe opozita ta përkrahin pasi kemi pas mungesë të përkrahjes nga Lista Serbe dhe opozita për këtë delegacion por do të shohim si do të rrjedhin gjërat. Nuk quhet insistim por ne kemi një zgjidhje në të mirë të qytetarëve dhe të proceseve të brendshme dhe atyre të jashtme, pra mendoj se është në interes të Kosovës që të ecim përpara dhe mos të mbesim të bllokuar”, ka thënë Haradinaj./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit