Haradinaj: Kurrë nuk e la pa e ndërtu autostradën e Dukagjinit

27
0

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se do të vazhdojë tutje punën për ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka treguar për premtimin që i kishte bërë Sali Berisha, para disa viteve për ndërtimin e Rrugës së Kombit.

Postimi i Haradinajt:

“Kurrë nuk e lá pa e ndërtu autostradën e Dukagjinit

Kur pat ardhë Sali Berisha në Kosovë para disa vjetëve, më pat thanë: “S’kam me lanë gur pa lëvizë, nëse është nevoja dhe kurrë nuk e lá pa e ndërtu Rrugën e Kombit”! Edhe unë po ju them Dukagjin, Kurrë nuk e lá pa e ndërtu Autostradën e Dukagjinit!”, ka shkruar Haradinaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here