Haradinaj: Mburremi me KFOR-in, fuqi e përkushtimit për ndërtimin e së ardhmes

Mos i humb

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ndërprerja e gjenocidit dhe spastrimit etnik janë vlerat më sublime për lirinë dhe jetën.

Haradinaj shtoi se në përvjetorin e çlirimit dhe kthimit të qytetarëve të Kosovës në tokën e tyre, sot kujtojmë sakrificën e popullit dhe atë të ushtarëve të NATO-s që u renditën në të drejtën e njerëzimit.

Kryeministri tha se mburret me fuqinë e KFOR-it në Kosovë, me fuqinë e përkushtimit dhe ndërtimit të së ardhmes së përbashkët.

Postimi i plotë:

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ndërprerja e gjenocidit dhe spastrimit etnik janë vlera më sublime për lirinë dhe jetën. Në përvjetorin e çlirimit dhe të kthimit të qytetarëve të Kosovës në tokën e tyre, sot kujtojmë sakrificën e popullit tonë dhe atë të ushtarëve të NATO-s që u renditën në të drejtën e njerëzimit.

Sot, kemi ndërtuar një Kosovë, shtëpi e përbashkët e të gjithëve. Një shtet, që ngërthen brenda sistemit të vet po ato vlera dhe parime, të cilat para dy dekadash i përfaqësonin, shtetet dhe kombet e lira, anëtare të NATO-s.

I nderuar të marrë pjesë, sot në ceremoninë solemne të shënimit të 20 vjetorit të KFOR-it në Kosovë.

Mburremi me ketë fuqi të përkushtimit për ndërtimin e të ardhmes së përbashkët!

RH

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit