Haradinaj: Më 9 prill 2008 u vendosën themelet e shtetit

Mos i humb

 

 

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se më 9 prill të vitit 2008 Kosova vendosi themelet e saj të konsolidimit si shtet.

Duke uruar për Ditën e Kushtetutës, Haradinaj tha se një dekadë më parë përmes këtij dokumenti u vulos Kosova si vend i pavarur.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Pas çlirimit të Kosovës dhe shpalljes së Pavarësisë, hartimi i Kushtetutës së vendit është ndër datat më të rëndësishme të kalendarit tonë shtetëror. Më 9 prill të vitit 2008, Kosova vendosi themelet e saj të konsolidimit si shtet, duke e funksionalizuar aktin më të lartë juridik, Kushtetutën e saj.

Një dekadë më parë, përmes këtij dokumenti, u vulos Kosova jonë si vend i pavarur, me qytetarë të lirë me të drejta të barabarta për secilin, në frymën e pakufizuar demokratike.

Dekada e parë e Kushtetutës së vendit, krahas qenësimit tonë si shtet juridik, ka përjetuar edhe sfidat e saj. Këto sfida, na tregojnë edhe vlerat tona demokratike si shoqëri kur ne kemi pranuar këto parime kushtetuese si parime udhëheqëse të Kosovës.

Sot, ky bazament ligjor shpërfaqë vlerat më të larta të demokracisë sonë.

Përvjetori i sivjetmë, i shtyllës kryesore ligjore të vendit, na gjenë me plot detyra. Na gjenë me punë, me suksese të numëruara, por edhe sfida për t’i tejkaluar e që na bëjnë më të fortë. Por, mbi të gjitha, ky jubile na gjenë më të sigurtë se kurrë, për rrugën tonë euro-atlantike dhe miqësinë e përhershme me ShBA-në.

Urime 9 prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit