Haradinaj: Më është përmendur ndarja e Kosovës

Mos i humb

Kryeministri Ramush Haradinaj, duke u përgjigjur në pyetjet e deputetit Driton Selmanaj nëse është në dijeni për bisedimet e fshehta të presidentit Thaçi me Vuçiçin siç po  flitet, kryeministri Haradinaj  tha se se nuk është në dijeni se Presidenti Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksander Vuçiç, kanë pasur takime të fshehta ku është diskutuar ndarja e Kosovës.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se i është përmendur edhe atij ndarja e Kosovës nga “vendimmarrësit”, ndërsa ka thënë se është interesuar që ta pyes presidentin Thaçi lidhur me bisedimet me Serbinë.

“Jam interesuar për agjendën e dialogut me e kuptuar përmbajtjen. Nuk kam dijeni se ka pasur biseda për ndarje”, ka thënë Haradinaj.

“Më është përmend ndarja edhe mu edhe tjerëve prej vendimmarrësve. Por ma shumë si ide që mund  e skenare të burojë nga Serbia. Kështu na është thënë. Po i dëgjojmë prej andej edhe çka mendoni”, ka shtuar kryeministri Haradinaj.

Megjithatë Kryeministri ka treguar se ai nuk ka ndryshuar qëndrim dhe është kundër një ideje të ndarjes apo shkëmbimit të territorit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit