Haradinaj merr shembull Zvicrën për lojërat e fatit, aty shkojnë vetëm pasanikët

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar mundësin e mbylljes së lojërave të fatit në vendbanime. Haradinaj tha se mbyllja e tërësishme e tyre nuk mund të bëhet, sepse siç tha ai Kosova nuk mund të del më “Pap se Papa” derisa “kumarhanët” egzistojnë edhe në vende të zhvilluara, por duhet ligj që përcakton numrin e tyre dhe vendosjen larg vendbanimeve, shkollave e larg fëmijëve.

“Kosova ende nuk ka marrë asnjë vendimi, ka mbërri vetëm një koncept dokument i cili ka për qëllim disiplinimin e këtij tregu. Unë nuk jam për një kaos në treg që këto të jenë çdo kund me pengu. Ka plotë vende në botë që i qojnë jashta qyteti. Nuk shkon fukaraja me 2 euro në xhep. Nëse Zvicra e Austria i ka hap këto na nuk mundem me dal më ‘Papë se Papa’ por qëllimi me i rritë këto, as me e lënë Kosovën mu mbush më to , por ne kemi interes me i largu këto biznese nga vendbanimi, larg fëmijëve dhe shkollave. Kjo nuk është treg i zakonshëm, aty nuk shkojnë me luajt mësuesi e as një punëtor me 300 euro pagë. Unë kam jetuar vet në përendim ato janë vende ku shkojnë vetëm pasanikët, ata që kanë shumë pare e sdin ku mi lanë ato. Te na ka pas raste të rënda dhe probleme që duhet Kosova t’u bëjë zgjedhje”, u shpreh Haradinaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit