Haradinaj: Mos u nervozoni, kur t’i keni 61 vota shkojmë në zgjedhje

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se edhe pse tani nuk është i gatshëm për zgjedhje, por në momentin që sigurohen 61 vota për rrezimin e tij ai është i gashëm “Për zgjedhje nuk kemi nevojë as me u ba nervoz, as kurgjo, mjafton me u bë 61 veta në Parlament. Nuk jam i gatshëm se jam i gatshëm të punoj, po nëse nesër thirret një seancë dhe votohet mosbesimi ndaj Qeverisë, kuptohet shkojmë në zgjedhje” ka thënë Haradinaj pas mbledhjes se sotme të qeverisë, raporton Kosova Post.

Haradinaj nuk ka dashur të komentojë fjalimin e të parit të Kuvendit, Kadri Veseli në seancën solemne për nderë të 11-vjetorit të Pavarësisë.“Kryetari ka dhënë një fjalim dhe unë nuk mundem me e komentu, zakonisht i ka disa porosi edhe pse po më pyetni, edhe në organizim i kemi disa ngarkesa” ka thënë Haradinaj.

Ai mes tjerash ka thënë se mbështet  idenë e zv.kryeministrit Behgjet Pacolli, për një tryezë të përbashkët mes liderëve vendore dhe atyre të huaj.

“Më pëlqen ideja e zv.kryeministrit Pacolli për me u taku. Taimet janë të mirëseardhura, edhe ashtu jemi taku në vazhdimësi. Jam i gatshëm të ulem në çdo tavolinë me të gjithë akterët me bisedu për cilëndo çështje” tha kreu i egzekutivit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit