Haradinaj: Ndalimi i zyrtarëve nga autoritetet serbe, kërcënim për sigurinë e vendit

Mos i humb

Autoritetet serbe nuk kanë të ndalur.

Vetëm një javë pasi ndaluan në kufi, zëvendësministrin e Kulturës, Boban Stankoviq, një gjë të tillë e kanë bërë edhe me këshilltarin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nebojsha Jakovljeviq, transmeton KosovaPost.

Ndalimin e këshilltarit të kabinetit të tij, e ka dënuar kryeministri Ramush Haradinaj. Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se veprimet e tilla të autoriteteve serbe, janë pjesë e fushatës së pushtetit nga Serbia, për ta kërcënuar sigurinë e Kosovës.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Haradinajt në Facebook:

Ndalimi i Nebojsa Jakovljevic nga autoritetet e Serbisë në Merdare, është veprimi i radhës i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Jakovljevic është këshilltar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, pjesë e partisë SLS dhe vëllai i nënkryetarit të Komunës së Obiliqit, familjen e të cilit e kam vizituar gjatë muajit dhjetor.

Qeveria e Kosovës dënon ashpër këtë formë të presionit dhe kërcënimit nga ana e Serbisë për qytetarët e komunitetit serb të Kosovës.

Ky veprim, nuk është i vetmi dhe as i izoluar, por është pjesë e një fushate të orkestruar të pushtetit serb, për ta kërcënuar drejtpërdrejt sigurinë e vendit tonë.

Kosova është e përkushtuar për dialog, që mundëson arritjen e një Marrëveshjeje përfundimtare me shtetin fqinj dhe secili akt që pengon këtë frymë është i papranueshëm.

Apeloj tek zyrtarët e BE-së si dhe tek Bashkësia Ndërkombëtare, që të reflektojë për t’i bërë presion Beogradit të ndalojë menjëherë veprimet e tilla të njëpasnjëshme kundër qytetarëve të Kosovës, të cilat tregojnë qartë rrugën që ka zgjedhur Serbia kundër lëvizjes së lirë, frymës europiane të bashkëpunimit si dhe vlerave të përbashkëta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit