Haradinaj: Ndjehem fajtor nëse nuk liberalizohen vizat

Mos i humb

Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar sot me studentë të fakultetit filozofik ku para tyre ka mbajtur një ligjëratë.

Para studentëve, Haradinaj ka folur për temat politike në vend dhe për sfidat e Qeverisë së tij. Përveç ligjëratës, i pari i Qeverisë i’u është përgjigjur edhe pyetjeve të studentëve.

Duke folur për dialogun me Serbinë, Haradinaj tha se Kosova me Serbinë ka vetëm një çështje të hapur, atë të njohjes reciproke.

“Sa jemi të zot e kemi tregu të 99ten, ne nuk kemi çështje të hapur me Serbinë për territore çështje e hapur është njohja reciproke, nëse fillojmë me hapë vetën në atë që  e kemi kriju është rrezik”, u shprehë Haradinaj.

Ndërsa kur ka folur për taksën prej 10% për produktet serbe dhe boshnjake, Hardinaj përjashtoji mundësinë që ky vendim të jetë marrë për tu bërë arrogant. Ai madje ka deklaruar se mund të merren edhe masa drastike.

“Taksa e 10% nuk është bërë prej arrogancës, e kemi bërë prej zorit dhe nuk është çështje qefi sepse i dimë implikimet. As Serbia nuk e respekton CEFTA-në ajo ka thyer rregullat me tarifa jodoganore, kjo taksë mundet me ndejë gjatë dhe mund të rritet dhe mund të merren masa më drastike”, tha tutje Haradinaj.

Studentët u interesuan të dinë për procesin e liberalizimit të vizave. Haradinaj u tha atyre se ndihet fajtor nëse nuk ndodhë liberalizimi.

“Ndihem fajtor nëse nuk bëhet liberalizimi por mënyra e vetme me e la këtë faj është me punu, premtimin e kemi bazuar në listën e kushteve të cilën e kemi kryer”, u shprehë Haradinaj.

Ndërsa sa i përket studentëve nga Presheva, Haradinaj tha se atyre duhet krijuar kushte të mira studimi.

Ai i’u tha studentëve se është i sfiduar si kryeministër. Sipas tij, që nga ardhja në krye të Qeverisë ka qenë i sfiduar me tema të mëdha që thotë se i ka gjetur në tavolinë.

“Me anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL humb krimi dhe fiton ligji, poashtu kemi edhe liberalizimin nuk jemi tërhequr prej kësaj teme, te arsimi nuk është bërë mjaftueshëm për faktin se në tavolinë kamë gjetur tema të mbi 10viteve”, u shprehë kryeministri kur iu foli studentëve për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë./Kosova Post/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit