Haradinaj në 20 vjetorin e çlirimit të komunës së Vushtrrisë: I nderojmë të gjithë që nuk kursyen asgjë për ta bërë lirinë

Mos i humb

Në 20 vjetorin e çlirimit të Komunës së Vushtrrisë, kryeministri i Kosvës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar se liria është rezultat i përpjekjeve dhe heroizmit të të gjithë të rënëve për liri dhe çlirim.

Për më tepër Haradinaj ka shkruar se në këtë ditë të veçantë për qytetarët e Vushtrrisë, po i nderojmë të gjithë njerëzit që nuk kursyen asgjë për ta bërë lirinë dhe pavarësisë e tokave shqiptare.

Postimi I plotë I Haradinajt:

Sot bëhen 20 vjet nga Çlirimi i Komunës së Vushtrrisë që erdhi si rezultat i përpjekjeve dhe heroizmit të të gjithë të rënëve për liri dhe çlirim. Në këtë ditë të veçantë për qytetarët e Vushtrrisë, po i nderojmë të gjithë njerëzit që nuk kursyen asgjë për ta bërë lirinë dhe pavarësisë e tokave shqiptare sikurse sot duke përuruar sheshin dhe shtatoren e njërit nga figurat më të shquara që njeh historia Hasan Prishtina në Vushtrri, veprimtarit të palodhur për çështje kombëtare.

R.H.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit