Haradinaj në Koshare: Me shembullin e heronjve dhe unitetin e tyre do t’ja arrijmë qëllimit të Kosovës

Mos i humb

Sot në Koshare mbahet tubimi përkujtimor, në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Shqipes” për nder të Betejës së Koshares.

I pranishëm për homazhe si dhe në manifestim është edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se Kosova duhet të jetë pjesë e NATO-së, për t’i dhënë krahë paqes kudo në botë.

“Nuk shkuam në luftë për të poshtëruar popullsinë jo-shqiptare, por e bëmë që të mos ketë shkelje dhe padrejtësi.Që të ndërtohet një shtet ku të gjithë ndihen të sigurt dhe ku frika i lë vend shpresës e ku pa dallim secili mund të krijojë lumturinë e vetë.Shqiptarët asnjëherë nuk sulmuan tokat e fqinjëve dhe nuk ua cenuan lirinë, e duan paqen por jo edhe nënshtrimin.Patën guximin t’i kapin armët të luftojnë për liri e dinjitet pa pyetur për çmimin.Ata përballuan humbje të madhe të njerëzve dhe pasurive dhe nuk kanë çfarë të japin si shkëmbim për ta përmbyllur pavarësinë e Kosovës njëkohësisht për të arritur njohjen reciproke me Serbinë.Asnjë komb në botë nuk e negocion lirinë me sovranitetin e vetë. Miqtë tanë në BE, duhet të mbështesin Kosovën e pavarur, pasi nuk është problemi por zgjidhja dhe se që nga çlirimi , paqja në rajonin tonë është e qëndrueshme”, ka thënë Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Haradinaj ka shtuar se në rrugën drejt bashkimit euroatlantik do të ketë plot sfida por me shembullin e heronjve dhe unitetin e tyre do të arrihen qëllimet.

“Në rrugën tonë për liri kemi parë gjithë ato tmerre që i ka lufta por kemi parë edhe trimëri të papërsëritshme të heronjve tanë, krenohemi me heronjtë si Agim Ramadani, Sali Çeku, Xhemajl Fetahu e shumë bashkëluftëtarë të tjerë. Ka filluar mijëvjeçari i shqiptarëve dhe ky është shekulli i parë i shtetit tonë sovran, me qëllim të bashkimit të shqiptarëve në familjen euroatlantike. Në këtë rrugë do të kemi plotë sfida por jemi të vetëdijshëm se me shembullin e heronjve dhe unitetin e tyre do t’ia arrijmë qëllimit.Lavdi dëshmorëve, lavdi heronjve”, ka përfdunuar Haradinaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit