Kryeministri i Kosovës,Ramush Haradinaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka konfirmuar angazhimet që do i ketë qeveria e tij në zhvillimin ekonomik të vendit.
Për më tepër ai shkruan se do të merren vendime për programin e reformave në ekonomi si dhe do të vendoset për financimin e rritjes së kapaciteteve të Ngrohtores së Qytetit të Prishtinës me vlerë deri në 10 milionë euro.
Ky është postimi i plotë:
Kosova me ekonomi të qëndrueshme: Ngrohje për Prishtinën, ujë për Ferizajn
Nuk do të ndalem asnjë çast së punuari për zhvillimin ekonomik të vendit tonë!
– Sot, marrim vendime për programin e reformave në ekonomi.
– Do të vendosim për financimin e rritjes së kapaciteteve të Ngrohtores së Qytetit të Prishtinës me vlerë deri në 10 milionë euro. Kjo ndikon direkt në përmirësimin e cilësisë së ajrit.
– Financimi i projektit për furnizimin me ujë në Ferizaj!
– Do t’i takoj sot përfaqësuesit e bizneseve dhe Odën Ekonomike. Po bëhemi gati për Konferencën e BERZH-it në Londër, ku bizneset nga Kosova do të aplikojnë për projektet e mëdha./Kosova Post/