Haradinaj nuk heq dorë nga taksa pavarësisht “lutjeve” të komisionerit Hahn

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj, ka bërë të ditur se në takimin me komisionerin Johanes Hahn i ka bërë me dije se Kosova nuk heq dorë nga taksa dhe për këtë Qeveria është më se e vendosur.

Ai, ka treguar se në takimin e sotëm ka siguruar komisionarin Hahn se krizë humanitare nuk do të ketë dhe se serbët nuk kanë nevojë për panik.

‘Qytetarët serb nuk janë aspak të rrezikuar nga vendimi i taksës. Nëse qeveria e Kosovës ka informata për krizë te produkteve vitale do të intervenojë menjëherë. Jemi ne gjendje te furnizojmë spitalin e Mitrovicës me ilaçe’ tha Haradinaj, duke shtuar se vendimi i taksës do të respektohet në plotni deri atëherë, kur Serbia ta njoh shtetin e Kosovës’ shtoi Haradinaj në konferencën për media pak çaste me parë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit