Haradinaj: Nuk ka ndarje të Kosovës

Mos i humb

Kryeministri i Republikës së Kosovës ka bërë të ditur këtë me anë të një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook Kryeministri.

Ramush Haradinaj në shkrimin e tij deklaron se Kosova nuk mund të zhbëhet për hatër të askujt, dhe se ndarje e këmbim territoresh nuk do të ketë. Sipas tij Lista Serbe duhet të kthehet në tavolinë dhe të diskutojë për temat e përbashkëta që janë në të mirë të qytetarëve, shkruan rtv21.tv.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq duhet të kuptojë se durimi i Kosovës nuk duhet testuar pa kufi, dhe se ne mbrojmë të drejtën tonë, ka deklaruar Haradinaj ndër të tjera. Ai gjithashtu thekson se të gjitha partitë politike duhet të kenë komunikim strategjik për interesat vitale të vendit.

“Kosova nuk mund të zhbëhet për hatër të askujt. Nuk ka ndarje të Kosovës dhe as nuk do të ketë këmbim territoresh. Lista Serbe duhet të kthehet në tavolinë dhe të diskutojë për temat e përbashkëta në të mirë të qytetarëve tanë. Ultimatumi është qasje e gabuar dhe formula e vetme është baza ligjore dhe kushtetuese. Presidenti serb, Vuqiç, duhet ta kuptoj që durimi i Kosovës nuk duhet testuar pa kufi dhe se ne do ta mbrojmë të drejtën tonë.Demarkacioni ka marrë epilogun e duhur dhe LDK ka treguar korrektësi politike në këtë proces. Të gjitha partitë politike duhet të kenë komunikim strategjik, për interesat vitale të vendit si dhe për proceset integruese që na presin”, thuhet në postimin e Haradinajt në Facebook./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit