Haradinaj paralajmëroi Ramën: Bizneset tona do ta zgjedhin Selanikun në vend të Durrësit

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit” në TCH, tha se tarifa e vendosur për qarkullimin e automjeteve në “Rrugën e Kombit”, është shumë e lartë dhe dëmton interesat e qytetarëve në Shqipëri dhe Kosovë.

“I falënderoj ata që kanë punuar që të kemi rrugën. Është buxheti i madh, para e madhe e qeverisë së Shqipërisë e popullit të Shqipërisë e të Kosovës. Dhe ato tunelet kur janë ndërtuar në atë kohë, kanë qenë një e arritje e gjithë shqiptarëve. Jemi gëzuar. Ju e dini që kur është përmbyllur tuneli ka pasur një ceremoni. Tani mora vesh për tarifat e vendosura, vlerësimi im, personal ta quaj, janë të larta. Për banorët e zonës atje është një mbingarkesë financiare se janë edhe zona të varfra”.

Haradinaj deklaroi se tarifa është mjaft e lartë edhe për sipërmarrësit të cilët, pas vendosjes së tarifës, po mendojnë për rrugë alternative dhe se për ta mund të jetë më e leverdisshme të përdorin portin e Selanikun në vend të portit të Durrësit.

“Është shumë e shtrenjtë. 25 euro për një kamion, transportues mallrash. Ne më herët e kritikuam njëri-tjetrin se nuk bëmë një union doganor, me heq koston, shpenzime, tani për një kamion transportues, 25 euro vajtje dhe 25 euro ardhje dhe 25 për skaner. Pra 75 euro mbi transportuesin. I bie që të shkosh në Selanik është më lirë, se me ardh deri në Durrës. Kështu thonë këta sipërmarrësit, transportuesit që shfrytëzojnë portin e Durrësit.”

Kryeministri Haradinaj, e konsideron tarifën në “Rrugën e Kombit”, një sinjal jo të mirë.

“Nuk është një sinjal i mirë, nuk e di nëse do të bjerë, por nuk është një sinjal i mirë. Zakonisht shtetet e popujt, bëjnë lehtësira për t’i sjellë turistët për t’i thith marrjen e tyre atje në zonën e bregdetit, kjo mund ta ketë një ndikim.”/tpz.al/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit