Haradinaj paralajmëron hetime për mos lirimin e Sylejman Selimit

Mos i humb

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka komentuar lirimin e Jahir Demakut nga Burgut i Dubravës, ka reaguar pse nuk është bërë edhe lirimi i Gjeneralit të UÇK-së, Sylejman Selimi.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, thotë se do të kërkojë debat parlamentar dhe komision hetimor parlamentar për ta parë rastin e “Sylejman Selimit”.

“Pse nuk u liru Gjeneral Sylejman Selimi sot? Sa janë të sakta pretendimet e mbrojtjes se ai po mbahet në burg pa një vendim të plotfuqishëm gjyqësor? A po i shkelen të drejtat Gjeneral Selimit? A po shkelet drejtësia në emër të mbrojtjes së saj?”

“Për të gjitha këto do të kërkoj debat parlamentar dhe pse jo edhe komision hetimor parlamentar për ta parë rastin e Gjeneral Sylejman Selimit”, ka shkruar Haradinaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit