Haradinaj për fotografinë: Ky është realiteti që tregon se Kosova nuk duhet të pranoj kushte nga Serbia

31
0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se është ndjerë tejet i trishtuar me fotografinë e publikuar sot derisa një grua dhunohet nga paramilitarët serb në sy të familjarëve. Sipas tij Kosova nuk do të pranoj kurrfarë kushtesh nga Serbia, derisa po shihet realiteti i krimeve qe ka kryer në Kosovë.

I pyetur nga Kosova Post se a duhët të shkoj Kosova në Bruksel me dëshmitë e publikuar sot të përdhunimeve serbe, Haradinaj siguroj se viktimat seksuale janë pjesë e familjes sonë.

“Nuk e kisha asocuar  atë qe bene një vend me fotografinë. Kategoritë e viktimave te luftës dhe dhunës seksuale janë bashkombas tanë qytetar tanë. E dhe pse e kane një plag mjafte të rënd ju siguroj se Kosova e ndjen këtë dhe është me këto viktima dhe ato te dhunës seksuale. Jemi një familje ne Kosove, vikimtat e dhunës seksuale janë pjesë e familjes sonë ne i ndejmë si familje” tha Haradinaj derisa shtoj se kryesit e këtyre veprave vendin e kanë në burg, andaj përshëndeti iniciativën e Kosovës për krijimin e një Tribunali për dënimin e gjenocidit serbë në Kosovë.

“Unë e pash këtë fotografi ishte mjafte e trishtueshme. Nuk mundem me dhënë komente tjera politike. I kemi largu nga institucionet ata që kanë kryer këto krime, ata e kanë vendin në burg. Me rëndësi që Parlamenti i Kosovës, ka marr vendim mjaftë të rëndësishëm duke vendosur bazë ligjore edhe për krimet që janë kryer në Kosovë, gjenocidin serb, por edhe të drejtat në mbrojtje të viktimave dhe vendosjen e drejtësisë në Kosovë”

“Nuk guxojmë kurrë të pranojmë kushte nga Serbia. Praktika me na vënë kushte duhet te harrohet. Ju e shihni cili është realiteti’ tha Haradinaj për Kosova Post. /M. Dervishi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here