Haradinaj për taksën: Presidenti nuk është zëdhënës i Amerikës

Mos i humb

Kryeministri Ramush Haradinaj pas takimit që ka mbajtur me liderët për të diskutuar lidhur me platformën e hartuar nga Ekipi Negociator, ka thënë se ajo është një dokument i cili buron nga Kushtetuta dhe e mbron atë.

Haradinaj ka bërë të ditur se me liderët nuk kanë biseduar për taksën, ndërsa ka komentuar edhe letrën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kemi një dakordim për platformën e Kosovës në dialog, tani procedurat tjera janë një konfirmim nga vet delegacioni shtetëror në mënyrë që t`i kalon parlamentit. Platforma është një dokument i qëndrueshëm, i parimeve por edhe i qëndrimeve që ka Kosova në dialog. Buron nga kushtetuta, i obligohet kushtetutës, mbron kushtetutën e vendit dhe unë personalisht i jep përkrahje”, tha ai.

Kreu i Qeverisë ka thënë se as ai as Presidenti nuk janë zëdhënës të Amerikës.

“Amerika flet vet as unë as presidenti nuk jem zëvendës të Amerikës, ata flasin vet, dijnë me fol vet”, përfundoi Haradinaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit