Haradinaj po e konsideron Visar Ymerin prijës të krahut të Molliqajt

Mos i humb

Kryeministri Ramush Haradinaj u është drejtuar deputetëve të ndarë nga Vetëvendosje duke ua kërkuar votën për demarkacionin. 12 deputetët në opinion tashmë identifikohet si krahu i Molliqajt, por duket se Haradinaj e preferon dikë tjetër atë. Ai i ka kërkuar Visar Ymerit që të reflektojë për demarkacionin.

Këtë thirrje Haradinaj e ka bërë gjatë mbledhje së Qeverisë ku ka folur për seancën e demarkacionit e cila do të mbahet të martën e ardhshme në ora 14:00. Me këtë rast ai i është drejtuar grupit të ndarë të VV’së ndërkohë që ka treguar se nuk kanë arritur ta bindin Listën Srpska për demarkacionin.

“Çështja e votës është proces derisa ndodh. Ne e kemi votën por duhet të jemi serioz dhe vigjilent që të mos ndodhë ndonjë dështim. Për këtë arsye ne shkojmë me seriozitet të madh që të martën të jenë të gjithë. Mungesa e një deputeti në seancë të martën është porosi me mbajt Kosovën në izolim. Ne kemi negociuar me listën serbe, s’kemi gjet një gjuhë të përbashkët deri tani. I bëjë thirrje Visarit e kolegëve tjerë të mendojnë pak ku jemi ardhur. Nëse në këso momente nuk e kuptojmë rolin tonë, nuk e di si do të reflektojnë proceset”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit