Haradinaj: Populli i Kosovës mirënjohës për Presidentin historik Ibrahim Rugova

Mos i humb

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, bëri sot homazhe te varri i Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, në shënim të përvjetorit të 12-të, të vdekjes së tij.

Pas homazheve, kryeministri Haradinaj, i shoqëruar nga veprimtari i njohur shqiptaro-amerikan, Hajdar Bajraktari, vizitoi familjen e presidentit Rugova, ku u prit nga bashkëshortja e tij, Fana, djemtë Mendimi e Uka, vajza Teuta, si dhe anëtarët tjerë të familjes.

Kryeministri Haradinaj vlerësoi lartë figurën e presidentit Rugova, duke kujtuar të arriturat që ai i bëri për vendin dhe popullin e tij.

Duke e siguruar familjen Rugova se do të jetë gjithmonë pranë tyre, kryeministri Haradinaj tha se Kosova dhe populli i saj do të jetë përjetë mirënjohës dhe falënderues Rugovës, për gjithë atë që presidenti Rugova ka bërë për Kosovën dhe shqiptarët.

“Është përvjetori i vdekjes së presidentit tonë të parë dhe historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. I bëmë nderim te varri dhe vizituam edhe familjen. Sot për simbolikë, ashtu sikur edhe presidenti ka qenë çdo herë i përcaktuar, sytë dhe orientimin kah Amerika, unë kam një bashkatdhetar, shqiptaro-amerikan, Hajdar Bajraktarin, i cili gjatë gjithë kohës ka qenë afër presidentit. Nuk është i vetmi, ka pasur shumë shqiptarë që e kanë përkrahur atë lëvizje për Kosovën e pavarur para luftës, gjatë luftës, por edhe sot. I shprehim respekt jetës dhe veprës së presidentit Rugova. Është një respekt i përjetshëm. Lavdi”, ka thënë kryeministri Haradinaj, pas vizitës që i bëri familjes së presidentit Rugova./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit