Haradinaj premton implementimin e ligjit për Obiliçin

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Komunën e Obiliçit, ku është njoftuar për hapat që duhet të ndërmerren për implementimin e ligjit për këtë komunë.
Haradinaj tha se është i interesuar që të informohet edhe për projekte të tjera të cilat janë nisë në këtë komunë.

Haradinaj: U informova për projektet dhe punën në Obiliç.

“E filloj prej implementimit të ligjit për Obliqin, veprimet që duhet me u ndërmarr që me fillua zbatimi i ligjit. Po ashtu interesimi që zhvillimet në KEK edhe ato që kanë të bëjnë me KO gjenerimin në të ardhmen që do të thotë ngrohje me lëndë të parë që është më pak e dëmshme, më pak e kushtueshme. Jemi të interesuar po ashtu për mënyrën e qeverisjes komunale sa është transparente, sa integrohen në qeverisje të gjithë. Kemi fol pak për gjendjen në arsim e veçanërisht për testin PISA. Është shumë me rëndësi që kemi vëmendjen e shtuar drejtoria e arsimit, drejtorët e shkollës të gjithë mësimdhënësit të bëjnë kujdes në testin PISA. Kemi një vlerësim më të lartë se në të kaluar”, tha Haradinaj.

Valdrin Lluka, ministër i Zhvillimit Ekonomik, ka thënë se pritet që edhe komuna e Obiliqit të ketë ngrohje qendrore ashtu sikurse kryeqendra.

Lluka: Edhe Obiliqi do të bëhet me ngrohje qendrore si Prishtina

“Ne si plan jemi duke e bërë studimin e fizibilitetit dhe njëkohësisht të parashihet që edhe Obiliqi të ketë ngrohje qendrore, ashtu siç e ka edhe Prishtina për momentin. Pra plani parasheh që ta mbulojë Fushë Kosovën, Obiliqin dhe të shkoj deri në Drenas“ , tha Lluka.

Ky pan sipas tij parashihet që të realizohet deri në vitin 2025-së. Ndërsa, kryetari i Komunës së Obiliqit e ka falënderuar kryeministrin për ndihmën që i ka ofruar.

Gashi: Besoj që qeverisja Haradinaj do të na ndihmoj

“Qelës i shumë problemeve që janë të shumta në komunën tonë duke e llogaritur që 72 % të territorit e shfrytëzon KEK-u për prodhim të energjisë elektrike është shumë e degraduar kjo zonë. …Unë besoj shumë në qeverisjen po e them kushtimisht Haradinaj….Që shumë shpejtë të fillohet në të gjitha pikat të implementimet ligji për Obiliqin. Unë besoj që me implementimin e ligjit krijohen kushte shumë më të mira duke ndryshuar gjendjen në këtë zonë, duke filluar nga arsimi, shëndetësia”, tha Gashi.

Ai po ashtu tha se ka mundësi që të realizohen edhe projektet që i ka përmendur ministri i Zhvillimit duke thënë se ka edhe donatorë të tjetër të interesuar që të ndihmojnë në realizimin e zgjerimit të ko gjenerimit të ngrohjes. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit