Haradinaj: Projektet nga Rotary International, të rëndësishme për vendin

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim një delegacion të Rotary International, të udhëhequr nga Stephanie Urchick, drejtoreshë e Bordit të Drejtorëve.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj falënderoi delegacionin për përkrahjen që Rotary International ka ofruar për Kosovën, në fusha të ndryshme, veçmas ndihma e dhënë në projekte që kanë përmirësuar shërbimet shëndetësore në vend.

Kryeministri Haradinaj vlerësoi gjithashtu rëndësinë që kanë për Kosovën projektet e Rotary, si ato në shëndetësi, në aspektet sociale si dhe në përkrahjen e ofruar për fushat tjera me rëndësi për vendin tonë dhe shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur punën humane të kësaj organizate.

Nga ana tjetër, Stephanie Urchick, drejtoreshë e Bordit të Drejtorëve të Rotary International e ka falënderuar  kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe mbështetjen e ofruar dhe e informoi për aktivitetet e Rotary në tërë botën, duke theksuar vendosmërinë e për vazhdimin e bashkëfinancimit të projekteve të ndryshme në Kosovë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit