Haradinaj reagon për sulmin në xhaminë e Zelandës së re: Ky akt na prekë të gjithëve

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave nga sulmi në xhamitë e Zelandës së Re, ku mbetën të vdekur rreth 50 persona e u plagosën mbi 40 të tjerë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se akti terrorist në Zelandë të Re, ku mbeten të vrarë dhjetëra njerëz të pafajshëm, cenon vlerat e një vendi të lirë.

Postimi i plotë:

Akti terrorist në Zelandë të Re, ku mbeten të vrarë dhjetëra njerëz të pafajshëm, cenon vlerat e një vendi të lirë dhe na prekë të gjithëve. Në emër të Qeverisë së Kosovës, shpreh dhimbjen për viktimat njerëzore të kësaj ngjarje të rëndë. Ngushëllime familjeve dhe institucioneve të Zelandës së Re. Terrorizmi, pa marrë parasyshë nga kush vjen, është e keqja më madhore me të cilën duhet të përballemi të gjithë së bashku. Kosova do të vazhdojë të japë kontributin e saj përkrah aleatëve strategjikë për sigurinë globale.

RH

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit