Haradinaj-shokëve të luftës: Mbahuni burra, mos u trembëni nga Specialja (Video)

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i mbështetë moralisht bashkëluftëtarët e tij të cilët janë ftuar për dëshmi nga Gjykata Speciale në Hagë, derisa beson në pafajësinë e tyre. Ai i ka sugjeruar që mos ti marrin me shqetësim ftesat për në Hagë duke u bërë thirrje për trimëri.”Nuk është kijamet ajo ftesë. Nuk keni pse të shqetësoheni. Nuk e shoh kijamet të madh nëse ju vijnë ftesat”, ka deklaruar Haradinaj.

Këto komente Haradinaj i bëri pas mbledhjes se sotme të qeverisë së Kosovës ku u pyet rreth ftesave të Speciales qe deri me tani u janë dërguar disa ish komandantëve të UÇK-së. Ai i ka sugjeruar shokët e tij të luftës që mos te kenë frikë aspak sepse nuk bëhet kiameti nëse të vjen një ftesë e tillë, se drejtësia do të triumfojë

“Qytetarët e Kosovës nuk kanë pse të shqetësohen me ftesat e Speciales. Dikur kur kanë shkuar burrnimi në perëndim familjaret janë lutur që te gjejnë punë. E njëjta është edhe kjo veç se ne lutemi që këta që shkojnë në Hagë mos te gjejnë punë” ka thënë Haradinaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit