Haradinaj: S’ka punësime me ndërhyrje, ja për çfarë e ka fjalën!

Mos i humb

“Vetëm nuk mundemi po bashkë mundemi”, ishte kjo motoja që kryeministri Ramush Haradinaj e tha a në hapjen e panairit “Javët e biznesit në Kosovë”.

“M’ka marrë malli për diçka të Kosovës. Sa shumë i ekspozohemi tavolinave të huaja. Produkti i origjinës duhet të ketë përparësi. Unë e kam përcjell punën e AKB-së dhe ju inkurajoj për suksesin tuaj në ekonomi. Qeverinë e keni krah, do të keni mbështetje për çdo iniciativë e projekt”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar më pas se është i vetëdijshëm për situatën në të cilat veprojnë bizneset në Kosovë dhe vështirësitë që i hasin ata gjatë veprimtarisë, për gjë të cilën tha Haradinaj në qeverisjen e tij bizneset do ti kenë dyert e hapura.

“Nuk keni ju faj për korrupsionin, fajin e kemi ne politikanët. Ju na mundësoni të zhvillohemi dhe ne për këtë do ju mbështesim. Zyra ime e ministrave të mijë do të jetë e hapur për ju”, u premtoi Haradinaj përfaqësuesve e të bizneseve.

Ndërkohë Haradinaj ka treguar diçka nga përditshmëria e tij në kontakt me qytetarët , derisa ka vënë në theks kërkesat që i bëjnë qytetarët për punësim.

Haradinaj me ketë rast ka treguar një ndodhi të shpeshtë që has ai kur qytetarët e ndalin dhe i kërkojnë vende punë ” T’kemi votuar krejt familja, atëherë kthehem ketë të mirë duke me punësuar vajzën ose djalin”, citoi Haradinaj disa nga kërkesat e qytetarëve, derisa kërkoi që të prodhohet më shumë në vend e të largohemi nga mallrat e huaja.

‘Kerkojë një nder, dhe ai është që ti zëvendësoni produktet e huaja me një produkt vendorë, kur të ndodh kjo, atëherë edhe unë do të mundësoj vende pune. Nuk ka më intervenua, por me punë’, tha Haradinaj para të pranishmëve raporton Kosova Post.

Përveç kryeministrit të Kosovës, të kënaqur me fillimin e javës të biznesit kosovar u pa edhe një qytetare.

Hanumshahe Shehu nga Rahoveci e cila e merret me punime dore, ka thënë se është shumë e kënaqur me këtë organizim dhe se ka marrë pjesë në panaire të shumta.

“Këtë biznes e kam qe 4 vite me gjithsej 3 punëtorë. Kam marrë pjesë edhe në panaire të tjera të cilat kanë qenë mjaftë të mira”, ka thënë Shehu./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit