Ballina Kosova Haradinaj, Stoltenbergut në telefon: Ushtrinë do ta bëjmë dhe pikë!

Haradinaj, Stoltenbergut në telefon: Ushtrinë do ta bëjmë dhe pikë!

17
0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ia ka përsëritur Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, se Ushtria e Kosovës do të votohet me 14 dhjetor.

Siç ka bërë të ditur kryeminstri Haradinaj, temë e bisedës telefonike me Stoltenbergun ishte transformim i FSK-së, ndërsa e sigurova atë se Ushtria e Kosovës do të jetë kontribuese e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Duke shprehur mirëkuptim për qëndrimin e tij nga perspektiva multilaterale për procesin e tranzicionit, njëkohësisht e informova Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg se Kosova është e përkushtuar për një proces të tranzicionit të FSK-së që do të sigurojë një ushtri profesionale, multietnike dhe kredibile në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Postimi i plotë i kryeminstrit Haradinaj:

Sot zhvillova një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s z. Jens Stoltenberg.

Shpreha falënderimin tim dhe të popullit të Kosovës për misionin e KFOR-it në Kosovë dhe kontributin e NATO-s për një ambient të qetë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Gjithashtu shpreha respektin dhe ndjenjën e thellë për shumë ushtarë të NATO-s që kanë humbur jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.

Duke shprehur mirëkuptim për qëndrimin e tij nga perspektiva multilaterale për procesin e tranzicionit, njëkohësisht e informova Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg se Kosova është e përkushtuar për një proces të tranzicionit të FSK-së që do të sigurojë një ushtri profesionale, multietnike dhe kredibile në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ky vendim sovran i Kosovës, i cili do të votohet më 14 dhjetor, përmban në vete vizionin dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës që të ruajnë dhe mbrojnë vlerat perëndimore.

FSK do të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjërë. Institucionet e Kosovës do të sigurohen të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me KFOR dhe NALT, pasi që ndajmë të njëjtat shqetësime të sigurisë, interesat dhe vlerat.

RH

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here