Haradinaj takohet me ambasadorin amerikan, ja çfarë biseduan!

Mos i humb

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është takuar sot edhe me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Philip Kosnett ku kanë biseduar për zhvillimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë.

Haradinaj ka thënë se ky është një takim i rregullt me Kosnett dhe kanë biseduar për ekonominë dhe sigurinë e Kosovës.

Ai nuk e ka përmendur se nëse ky takim ka qenë lidhur me pezullimin e taksës apo bisedimet me Serbinë.

Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i kanë kërkuar kryeministrit Haradinaj pezullimin e taksës për 120 ditë në mënyrë që të fillojë dialogu me Serbinë.

SHBA’të kanë treguar se janë të interesuar që marrëveshja finale me Serbinë të kryhet gjatë këtij viti dhe Kosova ta shfrytëzojë këtë momentum.

“Në takimin e rregullt me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, diskutuam sot për tema të rëndësishme të vendit, me theks të veçantë zhvillimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë.

Kosova tashmë ka krijuar infrastrukturën e nevojshme ligjore fiskale, Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane dhe veprime të tjera konkrete në favor të prodhuesve vendor, të cilat janë bazë e fortë për zhvillim ekonomik.

Për më shumë, partneriteti jonë në fushën e sigurisë është i domosdoshëm për luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit. Qeveria e vendit është e vendosur për partneritet afatgjatë me ShBA-në dhe në këtë frymë do të angazhohemi pandalur”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit