Haradinaj- Thaçit: Jam dakord që të hiqet taksa, por…!

Mos i humb

“Është bukur zor me marrë vendim për heqjen e taksës. Në këtë gjendje të cilën jemi sot është vështirë me marrë një vendim të tillë. Edhe unë jam dakord me u pezullua taksa sikur ta dinim kontratën e bisedimeve dhe dialogut. Nëse kemi një kontratë për njohjen e Kosovës në kufijtë ekzistues menjëherë shqyrtojmë heqjen e taksës”, është shprehjur i pari i Qeverisë.

Madje, ai ka thënë se ka shumë paqartësi lidhur me dialogun Kosovë – Serbi.

“Jemi bukur në paqartësi për dialogun, sepse nuk e dimë për çfarë është fjala. Është më mirë me pas unitet në rastin e Trepçës. Për taksën përçarja e madhe në brendi po na bënë probleme”, ka thënë Ramush Haradinaj gjatë një takimi me përfaqësuesit e bizneseve në Mitrovicë.

Nga ana tjetër, presidenca gjatë ditës së sotshme ka përsëritur kërkesën për largimin e taksës.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pasur një takim të përbashkët me drejtorin kryesor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Erath, drejtorin për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, Brad Berkley, si dhe me Ekipin Negociator të Kosovës, përkatësisht me zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Dardan Gashi dhe me kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti.

Përmes një njoftimi për media nga zyra e Presidentit, thuhet se në këtë takim është biseduar për procesin e dialogut përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për përgatitjet e këtij procesi dhe tejkalimin e pengesave aktuale, duke përfshirë këshillat e SHBA-së për domosdoshmërinë e suspendimit të përkohshëm të taksës dhe rifillimin e dialogut, si dhe për shtimin e përpjekjeve për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse./KosovaPost

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit