Haradinaj uron SHBA-në për Pavarësinë: Populli i Kosovës u është përjetësisht mirënjohës

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka uruar popullin amerikan më rastin e 4 Korrikut, Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve.

Në këtë urim, Haradinaj ka shkruar se populli i Kosovës i është mirënjohës SHBA-ve për ndihmën e dhënë.

Ndër të tjera Haradinaj ka shtuar se Kosova me krenari është e përcaktuar për aleancë dhe miqësi me SHBA-të.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, u përcjellë urimet më të përzemërta Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, amerikanëve me mision në Kosovë dhe të gjithë paqeruajtësve në radhë të KFOR-it.

Populli i Kosovës u është përjetësisht mirënjohës qeverisë dhe popullit të SHBA-ve, për ndihmën e pazëvendësueshme në realizimin e aspiratës historike për liri dhe pavarësi.

Kosova me krenari është përcaktuar për aleancë dhe miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Besnikë të idealeve të lirisë dhe paqes, të cilave iu prin Amerika në botë, sot festojmë edhe ne, krah për krah me miqtë tanë!.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit