Ballina Kosova Haradinaj: Ushtria do të bëhet me 14 dhjetor, NATO nuk është kundër...

Haradinaj: Ushtria do të bëhet me 14 dhjetor, NATO nuk është kundër Kosovës

18
0

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se mediat kanë keqkuptuar deklaratën e sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg sepse siç tha ai Stolenberg nuk është shprehur kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës. Sipas tij Kosova do të bëhet me ushtri me 14 dhjetor dhe tashmë kjo është punë e kryer.

“Ai më ka ofruar përkrahje për ushtri, por ka thënë se do t’i shqyrtojmë marrëdhëniet me FSK-në, por jo me Kosovën. Nuk e then Kosova asnjë marrëveshje me NATO-n. Edhe me kushtin që kurrkush kurrë nuk e pranon këtë. Kosova e merr vendimin e vet” spejgoj Haradinaj para kabinetit të tij qeveritar.

“Sekretari ma tha se në diskutimet e NATO-s është e konfirmuar mbështetja e NATO-s. Misioni i NATO-s dhe detyrat e tyre nuk vihen në pikëpyetje. Ai ka thënë se nëse shndërrohet FSK-ja në Ushtri, ata do të shqyrtojnë marrëdhënien me FSK-në e jo me Kosovën, kjo gjë nuk u dallua nga mediet. I shpjegova sekretarit që populli i Kosovës ka simpati dhe respekt për NATO-n”, tha Haradinaj duke shtuar se ushtria e Kosovës do të bëhet me 14 dhjetor.

“Janë pjekur të gjitha kushtet që me 14 dhjetor të bëhet ushtria. Veprimet e Serbisë nuk pinë ujë as jashtë e as brenda. E vërteta e Kosovës është e qëndrueshme dhe kjo nuk ka diskutim”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here