Haradinajt i “del gjumi” përshëndet FIFA-në më simbolin e Shqiponjës

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe stafi i tij sot kanë bërë një përshëndetje për FIFA-në, pas vendimit me denim me gjobë për lojtarët e kombëtares së Zvicrrës, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.

Në një foto të postuar në Facebook, Haradinaj dhe stafi i tij shihën duke bërë simbolin e shqiponjës, veprim ky që e gjitha bota po komenton që nga e premtja, ditën kur në Botërorin që po mbahet në Rusi, Zvicrra mundi Serbinë me rezultat 2 me zero, gola këto që shënuan dy shtetasit e Kosovës që luajn për Kombëtaren e Zvicrrës, Granit Xhaka dhe Gjerdan Shaqirin të cilet festuan shënimin e golave me simbolin e shqiponjës.

Xhaka dhe Shaqiri u penalizuan për këtë veprim nga FIFA pas reagimeve nga Serbia me gjobë prej 10 mijë frangash zvicrrane.

Ky veprim i Haradinajt vjen një ditë pasi që u pyet nga mediat se përse ende nuk ka pasur ndonjë reagim nga ana e tij qoftë edhe për mbështetje morale./Kosova Post/

Image may contain: 5 people, people smiling, people sitting and indoor

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit