Hardinaj: Jam mirënjohës ndaj ashkalinjëve për kontributin e tyre në Kosovë

Mos i humb

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në organizimin për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Ashkalinjëve, premtoi mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët ashkalinjë në Kosovë.

Me këtë rast, Haradinaj u shpreh mirënjohës ndaj kontributit të tyre si në procesin e shtetë ndërtimit po ashtu edhe në proceset e tjera në vazhdim.

“Këtë ditë e kemi kthy në festë të përbashkët. Jam shumë i gëzuar që shtëpia e qytetarëve të Kosovës me këtë rast është qeveria  vendi ku bashkohemi. Jam mirënjohëse për kontributin e tyre si në proceset deri në liri si në proceset në shtet ndërtim e më tutje. Kemi me bë punë të mira për komunitetin ashkalinj, së bashku me dy deputetët me zvministrat me gjithë kolegët e tjerë”, u shpreh kryeministri  Haradinaj.

Ndërsa deputeti Etem Arifi, tha se kjo festë ashkalinjëve do t’i gjejë këta qytetarë me një dinjitet më të mirë dhe me një jetes shumë më ndryshe se që kanë qenë deri më tani.

“Jemi krenar që jemi pjesë e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë. Kjo festë ashkalinjtë e Kosovës i gjen me mbështetje institucionale. Ashkalinjët sot kanë shkollim banim dhe jetë më të mirë. Ashkalinjtë kanë nevojë per jetë më të mirë”, tha Arifi

Ndërsa deputeti tjetër Danush Ademi, falenderoi kryeministrin për mbështetje e vazhdueshme që ëhstë dua ua dhënë këtij komuniteti. Ai tha se nuk e kanë ndier veten asnjëherë të diskriminuar dhe se Ushtria e Kosovës përben 10 përqindëshin nga ky komunitet.

“Kryeministri din, don dhe gjithmonë e ka dashur këtë komunitet. Komuniteti ynë ashkalinj gëzon të drejtat elementare. Asnjëherë nuk e kemi ndier veten të diskriminura. Ushtria e Kosovës e ka një bagazh nga komuniteti ynë ashkalinj të cilët janë ushtarët që i shërbejnë Kosovës. 10 për qind nga komuniteti ashkalinj do të jenë pjesë e ushtrisë”, u shpreh Ademi.

Me këtë fastë kryeministri Haradinaj, të dy deputetëve u ndau mirënjohje./KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit