Ballina Teknologji Harta e fshehtë në telefonin tuaj regjistron gjithçka, ja si ta çaktivizoni...

Harta e fshehtë në telefonin tuaj regjistron gjithçka, ja si ta çaktivizoni atë…

40
0

 

 

Mund të mos jetë më diçka e paditur, që shërbimi i hartave në telefonin tuaj, arrin të identifikojë se ku ndodheni dhe se sa shpesh shkoni në një vend të caktuar. Megjithatë, përdoruesve të aparateve Apple mund t’ju vijë i papritur lajmi se telefonat u regjistrojnë çdo lloj informacioni mbi vendndodhjen e tyre.

Nëse e hapni hartën, do të shihni se sa shumë detaje ka mbledhur telefoni juaj në mënyrë të fshehtë, duke përfshirë këtu edhe datën dhe kohën e saktë të vizitave tuaja në vende të caktuara, madje edhe kohëzgjatjen e secilës prej tyre.

Harta në fjalë ka ekzistuar qysh kur u hodh në përdorim iOS 7, në vitin 2013, dhe është instaluar në 89% të pajisjeve.

Kjo hartë, që mban emrin Frequent Locations, duket si e çaktivizuar në pjesën më të madhe të aparateve iPhone, përdoruesit e të cilëve mund të mos e dinë aspak ekzistencën e saj. Për ta parë atë, ju duhet të shkoni në menunë Settings, për të gjetur në atë listë opsionin Privacy. Aty duhet të gjeni Location Services, më pas System Services e në fund do të dalë një opsion, i quajtur Frequent Locations.

Këtu, ju do të mund të shihni të gjitha të dhënat që ka mbledhur aparati juaj iPhone, sa herë që keni hyrë e dalë në vende të caktuara.

Kompania Apple ka deklaruar se të dhënat e mbledhura mbeten vetëm në aparatin përkatës, duke nënkuptuar se ato nuk mund të jenë të arritshme nga kompanitë e tjera apo nga shërbimet sekrete. Megjithatë, nëse në aparatin celular është i aktivizuar interneti, çka ndodh rëndom në thuajse të gjitha pajisjet smartphone, atëherë ekziston mundësia që informacioni i gjendur në hartë, të merret lehtësisht nga hacker-a të ndryshëm.

Shërbimin e hartave mund ta çaktivizoni në menunë Frequent Locations, duke zgjedhur opsionin off. Gjithsesi, bëni kujdes sa herë që shkarkoni ndonjë aplikacion, sepse në të tilla raste, shërbimi i hartave mund të aktivizohet sërish në mënyrë automatike. /tesheshi.com/ 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here