Hawaii, aktivizimi i vullkanit pengon turizmin

Mos i humb

 

 

Pas aktivizimit të vullkanit Kilauea në shtetin federal Hawaii të SHBA-ve gjatë javës së kaluar, llava, gurët dhe gazi helmues që ka nxjerrë vullkani ndikoi negativisht në turizmin e ishullit.

Menaxheri i Bordit të Turizmit në ishull, Ross Birch tha se anulimet e rezervimeve në mes të muajve maj dhe korrik kanë kushtuar të paktën 5 milionë dollarë.

Ai thotë se ka rënie prej 50 për qind në rezervimet e hotelëve dhe aktivitetet e ndryshme si turnetë e vëzgjimit të llavës, turnetë e anijeve me bazë prej qelqi si dhe aktivitetet zip-line, me të cilin nga një vend i lartë zbritet nëpërmjet litarëve prej çeliku.

Parku Kombëtar i Vullkanëve në Hawaai është mbyllur për vizitorët për shkak të aktiviteteve sizmike dhe të mundësisë së shpërthimit.

– Më shumë se 1.700 persona janë evakuuar

Më shumë se 1.700 njerëz janë evakuuar për shkak të llavës, shkëmbinjve dhe gazit toksik që lëshoi vullkani i Kilauea në shtetin e Hawaiit i cili u aktivizua javën e kaluar.

Sipas zyrtarëve, 26 shtëpi janë shkatërruar në rajonin Leilani Estates dhe 4 ndërtesa kanë mbetur nën llavë.

– Llava ka arritur në lartësi prej 61 metra

Siç bëhet e ditur, llava e nxjerrë nga vullkani ka shkuar deri në 61 metra dhe është përhapur në një sipërfaqe prej 36 mijë metrash katrorë ndërsa ende nuk dihet se sa do të zgjasë rrjedha e llavës.

Poashtu, shkëmbinj të shkrirë, gaz helmues dhe avull është paraqitur edhe nga çarjet e shkaktuara në tokë nga vullkani.

Kujtojmë se vullkani Kilauea është një nga vullkanët më aktiv në botë. Në këtë vullkan ndodhin shpërthime që nga viti 1983.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit