Hawaii, llava formon sipërfaqe të reja tokësore duke mbushur ujërat

Mos i humb

 

Llava e nxjerrë nga Vullkani Kilauea i aktivizuar në fillim të muajit të kaluar në Hawaii të SHBA-së, ka filluar të formojë sipërfaqe të reja tokësore duke mbushur ujërat në rajon.

Wendy Stovall, gjeologe në Qendrën Amerikane të Vrojtimeve Gjeologjike, tha se disa rajone në Hawaii janë zhdukur në tërësi, ndërsa disa gjire janë mbushur me llavë, me çka janë formuar sipërfaqe të reja tokësore.

Stovall tha se qendra turistike “Vacationland” është gëlltitur në tërësi nga llava, duke shtuar se në rajonin e Kapohos llava ka formuar sipërfaqe të reja tokësore duke u derdhur në gjirin ujor.

Stovall paralajmëroi shpërthime edhe më të mëdha të vullkanit.

Afër dy mijë persona në Hawaii janë evakuuar në vende të sigurta për shkak të llavës, shkëmbinjve dhe gazit helmues të nxjerrë nga Vullkani Kilauea, i cili u aktivizua në fillim të muajit maj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit