Haxhi në Mekë, gjithnjë e më teknologjik

Mos i humb

 

Të paktën dy milionë muslimanë nisin ritualin e Haxhit në Mekë, që është gjithnjë e më shumë po fiton ca dimensione të teknologjisë së lartë me rritjen e numrit të aplikimeve për ndihmë nga ana e besimtarëve.

Haxhi, një nga pesë shtyllat e Islamit, po ndodh në një kohë kur Arabia Saudite përjeton ndryshime të pashembullta. Kështu, që nga qershori, grave u lejohet të ngasin makinën, shkruan agjencia franceze.

Rreth 1.7 milionë pelegrinë kanë arritur tashmë nga katër anët e botës, referuar të dhënave zyrtare të shpallra të enjten.

Për të lehtësuar pjesëmarrjen e tyre në këtë peligrinazh, më madhështori në botë, besimtarët në telefonat e tyre celularë kanë një numër gjithnjë e më të madh aplikimesh në gjuhët botërore.

Për haxhinjtë, Qabja e cila ndodhet në qendër të xhamisë së madhe në Mekë, është pjesa më e shenjtë.

“Për çdo musliman, ëndrra më e madhe në jetë është të jesh pranë Qabes dhe të lutesh për vete dhe për të gjithë njerëzimin”,  i tha AFP-së një besimtar 40-vjeçar që jeton në Amsterdam.

Besimtarët sillen rreth Qabes për të kryer një ritual të njohur si Taëaf para se të shkojnë në luginën e Mina dhe të fillojnë ngjitjen në malin Arafat, në lindje të Mekës, që është dhe kulmi i Haxhit.

Këtë vit, autoritetet futën në punë një aplikacion që u vjen në ndihmë besimtarëve për të gjetur hapësirë ​​në një zonë të caktuar, si dhe të marrin ndihmë urgjente mjekësore nga Gjysmëhëna e Kuqe Saudite nëse do kenë nevojë.

Po ashtu u ofrua dhe aplikacioni Manasikana e cila siguron një përkthim për besimtarët në disa gjuhë.

Në një studim të publikuar nga instituti kërkimor amerikan Peë Center, thuhet se numri i muslimanëve në botë u rrit me 1.8 miliardë në vitin 2015, e pritet të rritet në tre miliardë nga 2060, një rritje prej 70 për qind. /tesheshi.com/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit